spot_img
E enjte, 15 Janar, 2026
17:20
HomeMuzikëErmal Meta me këngën “Stella stellina” në Sanremo 2026

Ermal Meta me këngën “Stella stellina” në Sanremo 2026

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kantautori shqiptar Ermal Meta do të jetë një nga pjesëmarrësit në festivalin e sivjetshëm të Sanremo-s.

Në një videomesazh të publikuar nga organizatorët e festivalit, Ermali tregon se kënga që do të këndojë titullohet “Stella stellina”.

- Advertisement -

“Është një këngë që flet për qëndresë dhe shpresë dhe flet për një vogëlushe. Për të menduar se është kënga e duhur, me nxiti mënyra se si u ndjeva kur e shkrova, sepse në fund të fundit, ajo skenë shpërfaq të gjitha emocionet që lidhen me këngën, veçanërisht kur janë te vërteta, madje edhe kur djegin”, rrëfen kantautori.

Ermal Meta ka konkurruar disa herë në Festivalin e Sanremo-s, duke marrë vlerësime nga kritika dhe publiku. Ai fitoi në vitin 2018, së bashku me Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente”, u rendit i treti në vitin 2017 me “Vietato morire” dhe i treti në vitin 2021 me “Un milione di cose da dirti”. Ermal Meta gjithashtu konkurroi në Kategorinë e të Rinjve në vitin 2016, me “Odio le favole”.

- Advertisement -

Ermal Meta përfaqësoi Italinë së bashku me Fabrizio Moro-n edhe në Eurovizionin e vitit 2018, në Lisbonë, ku u klasifikuan të pestët. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat