spot_img
E premte, 16 Janar, 2026
18:43
HomeRajoniShqipëriaVengu: Forca Tokësore, në vijën e parë të sigurisë kolektive në Bullgari

Vengu: Forca Tokësore, në vijën e parë të sigurisë kolektive në Bullgari

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kontigjenti VII i Forcës Tokësore u nis sot drejt Bullgarisë në kuadër të misionit të NATO-s në Novo Selo.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, vlerësoi Forcat Tokësore të cilat ndodhen në vijën e parë të sigurisë kolektive.

- Advertisement -

Sipas tij, “ky është  një tjetër mision për efektivët e Forca Tokësore dhe një tjetër mundësi për ta mbajtur flamurin shqiptar lart, krah për krah me flamujt aleatë”.

Vengu vlerësoi po ashtu kontigjenti VI, që përmbylli me sukses misionin, duke përfaqësuar Shqipërinë me profesionalizëm, disiplinë dhe përgjegjësi të lartë.

- Advertisement -

“Kontigjenti VII merr stafetën, gati për të treguar se përkushtimi, gatishmëria dhe standardet e NATO-s janë vlera që Forca Tokësore i mban në çdo mision”, u shpreh Vengu.

Duke filluar nga 29 nëntori 2022, Forcat e Armatosura janë angazhuar në Aktivitetin e Vigjilencës së Përforcuar (eVA) në Novo Selo, Bullgari.

Kontingjenti i FARSH i përbërë nga 30 ushtarakë, dislokohet në përbërje të grup-batalionit të NATO-s në kufijtë lindorë të Aleancës. Vend drejtues i këtij misioni është Italia dhe rotacioni i kontingjenteve është çdo 6 muaj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat