spot_img
E hënë, 19 Janar, 2026
02:55
HomeRajoniShqipëriaBerisha për piramidat: Popullit i thamë të vërtetën dhe u ringritëm

Berisha për piramidat: Popullit i thamë të vërtetën dhe u ringritëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryedemokrati Sali Berisha zhvilloi sot foltore në kryeqytet në lagjen e Kombinatit.

Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës ceku gabimin që PD bëri në 97-ën me firmat piramidale që solli krizën që pllakosi Shqipërinë. Sipas tij qeveria e atëhershme nuk abuzoi me paratë e qytetarëve që nuk ishin futur në skema piramidale për të larë paratë e humbura dhe si rezultat PD arriti të ringrihet si parti.

- Advertisement -

“Imagjinoni ju, ku ishim ne në vitin 1991, që duhet të ndërtonim një rend të ri? Cilat ishin njohuritë tona për rendin e ri? Inekzistente.

Por, vullneti dhe idealet tona ishin energji e pashtershme për të mësuar, për t’i zbatuar, për të transformuar Shqipërinë dhe e realizuam atë me vendosmërinë më të madhe. Një krizë e thellë pllakosi vendin edhe për gabimet të PD në vitin 1997. Menduan se kjo parti do të vidhisej në honet e historisë, do t’i harrohej emri, por jo. Rikujtoni pak se si u ngritëm? Po pse u ngritëm ne? Ne u ngritëm, jo se nuk kishim bërë gabim, por se u ngritëm të vendosur të korrigjojmë gabimin, u ngritëm me moral se ato borxhe që na i atribuonin, nuk i kishim, se qeveria nuk kishte prekur një qindarkë nga skemat piramidale. U ngritëm se, në kulmin e rebelimit, pavarësisht çmimit që mund të kishte, ne u thamë shqiptarëve të vërtetën: ne paratë nuk mund t’i kthejmë, sepse nuk mund të marrim paratë e atyre që nuk kanë vendosur në skema piramidale, t’i shpërndajmë për ata që kanë vendosur. Që në atë moment, ne kryenim një krim dhe turp, që nuk e merrnim kurrë për bazë. Këto qenë arsyet, pse shqiptarët na rikthyen ne, na votuan masivisht në vitin 2001. Qemë të vërtetë. Ju kujtohet, kur e filluam protestën tonë me 30-50 vetë gjithësej. E mbani mend? Nuk u tërhoqëm, vazhduam në të drejtën tonë gjersa arritëm në fitore.”, u shpreh Berisha. /TCh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat