spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
17:49
HomeKosovaJashari: Manipulimi i rezultateve s’duhet të mbetet te komisionerët – para drejtësisë...

Jashari: Manipulimi i rezultateve s’duhet të mbetet te komisionerët – para drejtësisë edhe urdhërdhënësit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se dyshimet për manipulim të procesit të votimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë thelluar pas mospërputhjeve të mëdha të evidentuara gjatë rinumërimit në disa komuna.

Jashari tha se Prokuroria në Prizren është vënë në lëvizje dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të mbledhë informata dhe prova, me qëllim identifikimin e përgjegjësve dhe procedimin e rastit deri në fund.

- Advertisement -

Sipas tij, përgjegjësia penale nuk duhet të mbetet vetëm te komisionerët që kanë numëruar votat, por duhet të shtrihet edhe te personat që kanë urdhëruar apo porositur manipulimet. Ai theksoi se është e palogjikshme që të hetohen vetëm numëruesit, nëse veprimet janë kryer “për interes të dikujt”.

Jashari përmendi se Kodi Penal i Kosovës, përkatësisht neni 216, parasheh dënim deri në pesë vjet burgim për falsifikimin e rezultateve të votimit dhe shtoi se hetimet mund të përfshijnë edhe format e bashkëkryerjes apo shtytjes në vepër penale, varësisht nga gjetjet e Prokurorisë.

- Advertisement -

Ndërkohë, rinumërimi i votave ka prodhuar ndryshime brenda listave të kandidatëve në disa subjekte politike, duke nxitur debat publik për integritetin e numërimit dhe nevojën për hetim të plotë institucional.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat