spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
15:25
HomeSiguriaPoliciaVdes një grua në Restelicë të Dragashit, dyshohet se është vrarë nga...

Vdes një grua në Restelicë të Dragashit, dyshohet se është vrarë nga i biri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në fshatin Restelicë të Dragashit, një burrë dyshohet se e ka vrarë nënën e tij. Sot, rreth orës 01:06, Policia bënë të ditur se është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

- Advertisement -

Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeç, ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. Burimet policore bëjnë të ditur se i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor.

Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është gjetur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra, ndërsa viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

- Advertisement -

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe ndalohet për procedura të mëtejshme ligjore.

Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmerr të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat