HomeKulturë21 janar 1925, shpallja e republikës së parë shqiptare

21 janar 1925, shpallja e republikës së parë shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 21 janar të vitit 1925 Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë Parlamentare.

Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925.

- Advertisement -

Data hyri në analet e historisë si tregues për vendosjen e republikës së parë shqiptare.

Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu, post të cilin e mori më 31 janar.

- Advertisement -

Mandati i presidentit të Republikës ishte 7-vjeçar, por kjo formë republikane e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928, kur Ahmet Zogu u vetëshpall “mbret i shqiptarëve”.

Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese.

Po ashtu, në Statut ligjëroheshin parimet dhe liritë demokratike, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut. Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat