Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke planifikuar që procesin e rinumërimit të vendvotimeve ta përmbyllë sot, më 30 janar 2026.
“Nga fillimi i këtij procesi (13 janar) dhe deri në përfundimin e ditës së enjte (29 janar) janë rinumëruar rreth 95% apo 2,414 nga 2,557 vendvotime. Pra, kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 143 vendvotime që i takojnë 4 komunave të fundit nga ky proces, si Prishtinë, Podujevë, Suharekë dhe Shtërpcë. Ky proces, planifikohet të përmbyllet gjatë ditës së sotme”, ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.



