spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
12:10
HomeSiguriaPoliciaDASH-i vlerëson sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës

DASH-i vlerëson sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në një takim Kyle Conahanin, zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së nga zyra për kundërterrorizëm.

Gjatë takimit, drejtori Dibrani i informoi për zhvillimet, të arriturat dhe sukseset e Shërbimit Korrektues të Kosovës, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtare, me theks të veçantë në rolin dhe avancimin e Njësisë së inteligjencës së SHKK-së.

- Advertisement -

Po ashtu, drejtori Dibrani falënderoi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se falë përkrahjes së partnerëve ndërkombëtarë, e në veçanti Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Shërbimi Korrektues i Kosovës sot është lider në rajon, si për nga trajtimi ashtu edhe për nga siguria, e po ashtu edhe shembull i suksesit dhe model për t’u ndjekur nga vendet e rajonit.

Në takim u diskutua edhe për çështjet që lidhen me kundërterrorizmin, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e sigurisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat