spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
05:09
HomeBotaEvropaResilienca Logjistike dhe Bashkëpunimi Civil-Ushtarak: Shtylla e re e Sigurisë Europiane

Resilienca Logjistike dhe Bashkëpunimi Civil-Ushtarak: Shtylla e re e Sigurisë Europiane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjermania ka ndezur motorët! Berlin zyrtar po harton me shpejtësi një strategji të re mbrojtjeje që synon ta kthejë vendin në “zemrën logjistike” të kontinentit brenda dy viteve të ardhshme.

Sipas zyrtarëve të lartë ushtarakë, Gjermania po përgatitet për të përballuar skenarë të vështirë në kufijtë e NATO-s, duke u fokusuar te lëvizshmëria e trupave dhe mbrojtja e rrjeteve rrugore e hekurudhore.

- Advertisement -

Gjenerali Gerald Funke ka bërë të ditur se fokusi nuk është vetëm te fronti, por te “lufta hibride”: mbrojtja nga sulmet kibernetike dhe sabotimet që mund të tentojnë të paralizojnë furnizimet. Sfida më e madhe? Kapaciteti mjekësor.

Gjermania po planifikon të integrojë spitalet civile në sistemin e mbrojtjes për të përballuar flukse të larta të personelit të lënduar, diçka që nuk është parë që nga koha e Luftës së Ftohtë. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka dhënë alarmin: “Duhet të jemi gati për çdo sfidë deri në vitin 2028-2029!”

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat