spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
05:09
HomeKosovaZgjedhjet 2025Dyshime për parregullsi votash, nis hetimi edhe në Podujevë

Dyshime për parregullsi votash, nis hetimi edhe në Podujevë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, për grumbullimin dhe mbledhjen e provave lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), kundër të drejtave të votimit.

“Gjatë këtij procesi, ekzistojnë dyshime se janë evidentuar parregullsi, përkatësisht mospërputhje në numrin e votave të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Podujevës. Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre qe bien ndesh me ligjin”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat