spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
15:21
HomeSiguriaDy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa persona

Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa persona

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dy aksidente kanë ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pasojë kanë mbetur disa të lënduar. Më saktësisht aksidentet kanë ndodhur në daljen e autostradës Veternik – Bresje 3.

“Policia e Kosovës, konkretisht njësitet kompetente policore kanë dal në lokacion dhe jemi njoftuar se bëhet fjalë për dy aksidente në të njëjtin lokacion dhe janë të përfshira disa automjete. Në këtë fazë raportohet për disa të lënduar dhe të njëjtit janë përcjell për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, nga 70 persona që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor për periudhën “janar-shtator 2024”, 39 apo rreth 55%, kanë qenë shofer.

“Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit, në veçanti shoferët që gjatë qarkullimit në rrugë të jenë më të kujdesshëm dhe t’iu përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin mbi trafikun rrugor, në të kundërtën masa ligjore të ashpra po aplikohen dhe do te aplikohen nga policia ne vazhdimësi”, vazhdon njoftimi.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat