spot_img
E martë, 5 Maj, 2026
15:44
HomeMuzikëVaçe Zela, ikonë e Festivaleve të Këngës shqiptare

Vaçe Zela, ikonë e Festivaleve të Këngës shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Më 6 shkurt të vitit 2014 u shua këngëtarja Vaçe Zela.

Si rrallëkush, Vaçe Zela fitoi zemrat e publikut shqiptar si dhe 12 çmime të para në Festivalin e Këngës. Për autenticitetin artistik dhe popullaritetin që gëzoi gjersa u shua, u vlerësua me titullin “Nderi i Kombit”.

- Advertisement -

Vaçe Zela ka lindur në 7 prill 1939 në Lushnjë, ku jetoi deri në moshën 14-15-vjeçare, kur u largua për në Tiranë ku ndoqi shkollën e mesme.

Vaçja ishte vetëm 17 vjeç, kur së bashku me grupin e artistëve të rinj të Liceut Artistik “Jordan Misja”, përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Rinisë në Moskë, në vitin 1956. Karriera e nisur në një skenë ndërkombëtare ishte një ogur i mirë për Vaçen, që me pjesëmarrjen në estradën e qytetit, dha shfaqje në mbarë vendin.

- Advertisement -

Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.

Që prej triumfit në Festivalin e Parë të Radio Televizionit Shqiptar, do të realizonte mbi 50 këngë, deri në paraqitjen e fundit skenike në vitin 1992. Repertori i saj është shumë i pasur: numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Bashkëpunoi me kompozitorët e mirënjohur Tish Daija, Agim Krajka, Kujtim Laro dhe të tjerë, të cilët e vlerësuan Vaçe Zelën për veçorinë e interpretimit. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat