spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
17:17
HomeKosovaDrejtësiaThaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin për krime lufte

Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin për krime lufte

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i është vazhduar paraburgimi, ku së bashku me ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Vendimi për këtë masë ndaj Thaçit është marrë më 10 shkurt 2025 nga kryetari i trupit gjykues në këtë rast, Charles Smith III, raporton “Betimi për Drejtësi“.

- Advertisement -

Për Thaçin, Smith III, në vendimin e tij ka konstatuar se ka rrezik që ai të pengojë procedurat ose të kryejë krime të tjera që bien në juridiksionin e DhSK-së.

Ndryshe, rasti në fjalë është në fazën përfundimtare përpara se të shpallet aktgjykimi.

- Advertisement -

Fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Po më 10 shkurt u dha fjala përfundimtare edhe nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

Ndërsa, më 11 shkurt 2026, dha fjalën e tij përfundimtare mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e filloi mbrojtja e Veselit, e cila pritet ta vazhdojë edhe nesër më 12 shkurt.

Në Gjykatën Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat