spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
06:55
HomeKosovaDrejtësiaMbrojtja thotë se ZPS nuk mbështetet në prova për akuzën e qëllimit...

Mbrojtja thotë se ZPS nuk mbështetet në prova për akuzën e qëllimit kriminal

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur argumente të dobëta dhe nuk mbështetet në prova për të vërtetuar nëse ndalimet ng UÇK-ja u bën në mbështetje të qëllimit ushtarak apo për synimin e marrjes së kontrollit të Kosovës.

Sipas tij, ZPS tha se motivi nuk është i rëndësishëm për qëllimin e përbashkët kriminal.

- Advertisement -

“ZPS nuk mund të pretendojë se ka një shpjegim alternativ të ndryshëm nga objektivi ushtarak. Pretendimin e saj duhet ta paraqesë me prova”, tha ai.

“Nëse ZPS nuk e provon këtë, ata ju kërkojnë që të arrini në një deduksion”, tha Mishetiq. Sipas tij, kur një ndalim u kry për qëllim ushtarak, ZPS kërkon nga trupi gjykues që ta shohë si ndalimi u bë për planin e qëllimit të përbashkët kriminal.

- Advertisement -

Sot mbahet seanca e fundit e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit, Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë. /REL

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat