spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
08:30
HomeKosovaDrejtësiaEndrit Nika dënohet me 18 vjet burg

Endrit Nika dënohet me 18 vjet burg

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 18 vjet burgim Endrit Nikën, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij, shtetase argjentinase, në Fushë Kosovë në vitin 2023.

Aktgjykimi dënues u shpall në seancën e mbajtur sot, ndërsa i akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm gjatë shqyrtimit gjyqësor më 28 maj 2025.

- Advertisement -

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngjarja kishte ndodhur më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë Kosovë, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit. Prokuroria pretendonte se pas konfliktit, i pandehuri kishte vazhduar dhunën ndaj viktimës në dhomën e hotelit dhe me veprimet e tij kishte shkaktuar rënien e saj nga dritarja e katit të gjashtë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima kishte marrë trajtim në Qendra Klinike Universitare e Kosovës, por nuk kishte arritur t’u mbijetojë plagëve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat