spot_img
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
03:00
HomeKulturë20 shkurti 1991, moment kthese në historinë e Shqipërisë

20 shkurti 1991, moment kthese në historinë e Shqipërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ngjarjet e 20 shkurtit 1991 mbeten pikë referimi në proceset transformuese të Shqipërisë.

Ato shënojnë kalimin drejt një regjimi të ri politik. Gjithçka nisi më 18 shkurt 1991, me grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës, të cilët kërkonin heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga institucioni i tyre.

- Advertisement -

Kjo lëvizje gjeti mbështetje të gjerë qytetare, e cila kulmoi me rrëzimin e monumentit të ish-udhëheqësit të regjimit komunist në sheshin “Skënderbej”, më 20 shkurt 1991.

Kjo ngjarje zë vend të rëndësishëm në historiografinë shqiptare, e dokumentuar tashmë përmes dëshmive materiale.

- Advertisement -

Si pjesë e fondit të Muzeut Historik Kombëtar ruhet kavoja që shërbeu për tërheqjen e shtatores, si dhe kamera me të cilën gazetarët Daniel Damon dhe Azis Gjergji fiksuan momentet historike të viteve 1990-1991 në Shqipëri, midis të cilave edhe rënien e monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë.

Përmes këtyre objekteve dokumentohet kalimi drejt pluralizmit, dëshmi materiale që tregojnë kthesën politike dhe mbylljen e kapitullit komunist në vend. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat