spot_img
E diel, 22 Shkurt, 2026
00:35
HomeKosovaDrejtësiaLladrovci: Besimi në drejtësi është argument për veprim!

Lladrovci: Besimi në drejtësi është argument për veprim!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit.

“Qëndrueshmëria jonë për tu marrë parasysh e vërteta e luftës tonë çlirimtare, provat, fjala e avokatëve dhe heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, janë argumente për vendim lirues”, ka shkruar mes tjerash Lladrovci në “Facebook”.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Qëndrueshmëria jonë për tu marrë parasysh e vërteta e luftës tonë çlirimtare, provat, fjala e avokatëve dhe heronjve tanë të luftës dhe paqes në Hagë, janë argumente për vendim lirues.

- Advertisement -

Duhet të ketë djem e vajza, burra e gra atdhetare që e shohin këtë padrejtësi ndaj heronjve tanë të luftës dhe paqes, sepse është padrejtësi ndaj Kosovës, kombit dhe të vërtetës.

Demonstrata të qeta në qytetet evropiane, me diplomaci aktive e miq, do të ishin hapa deri në vendimin lirues për heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën e bashkëluftëtarët.

Angazhimi gjithëkombëtar për të vërtetën tonë duhet të vazhdojë edhe pas 17 shkurtit. Besimi në drejtësi është argument për veprim!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat