spot_img
E hënë, 2 Mars, 2026
05:25
HomeKosovaDrejtësiaEdhe në rigjykim, 4 vjet e 8 muaj burgim për ish-drejtorin e...

Edhe në rigjykim, 4 vjet e 8 muaj burgim për ish-drejtorin e AKI-së lidhur me rastin e shtetasve turq

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Driton Gashi i akuzuar në rastin e njohur si “Gylenistët”.

Në këtë rast, Driton Gashi në cilësinë e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), akuzohej se ishte angazhuar drejtpërdrejt në dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova duke shkelur procedurat ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Advertisement -

Aktgjykimi u shpall të martën nga kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra dhe anëtarët Medie Bytyqi dhe Leon Përlaska.

Gjykatësja Namani-Hajra tha se Gashi dënohet me 4 vjet e 8 muaj burgim dhe ndaj tij u shqiptua edhe dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksionit në administratë publike për 4 vite, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

- Advertisement -

Në arsyetim të vendimit, gjykatësja tha se në rigjykim shumica e seancave janë mbajtur të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Tha se i akuzuari ka tejkaluar kompetencat zyrtare.

I akuzuari obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës dhe atë për paushallin gjyqësor shumën 1 mijë euro dhe 100 euro të tjera për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Palët e dëmtuara për realizmin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko-civil.

Të pranishëm në shpallje ishin prokurorja Habibe Salihu-Statovci dhe mbrojtësi i Gashit, avokati Driton Musliu. Ndërkaq mungoi i akuzuari Gashi.

Më 19 korrik 2023, Themelorja  e kishte shpallur fajtor ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burgim, derisa Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylemani ishin liruar nga akuza.

Por, në dhjetor 2024, Gjykata e Apelit e ka kthyer këtë rast në rigjykim vetëm sa i përket pikës I të dispozitivit ndaj të akuzuarit Driton Gashi, ndërsa ka vërtetuar lirimin nga akuza për dy të akuzuarit tjerë.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 24 shkurt 2021, Driton Gashi akuzohej se si person zyrtar në kohën e kryerjes së veprës penale drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, tutje AKI, prej 23 mars 2018, e deri më 29 mars 2018, në Prishtinë, me qëllim që shtetasit e Republikës së Turqisë, Cihan Ozkan, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Hasan Hyseyn Demir dhe Mustafa Erden, që kishin leje qëndrim të ligjshëm dhe të drejtën e punës në Kosovë dhe Osman Karakoya që kishte bërë kërkesë për leje qëndrim në Kosovë, e të cilit procedura nuk i kishte përfunduar, t’i dëbojë me forcë kundërligjshëm nga Kosova dhe t’i dorëzojë tek autoriteteve turke.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat