spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:01
HomeKosovaVuçiqi flet me Giaufret për Kosovën dhe përgjegjësinë rreth Banjskës

Vuçiqi flet me Giaufret për Kosovën dhe përgjegjësinë rreth Banjskës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, Emanuele Giaufret, i ka dorëzuar gjatë ditës presidentit të këtij vendit, Alleksandar Vuçiq, Raportin Vjetor të Komisionit Evropian.

Në konferencën e tyre të përbashkët, shefi i shtetit serb foli edhe për Kosovën.

- Advertisement -

Ai tha se është e rëndësishme që në Serbi të flitet për çështjen e BE-së në mënyrë më objektive. “Kjo nuk ka të bëjë me Kosovën dhe nuk ka të bëjë me politikën e jashtme, por fajin e ka gjithmonë BE-ja”, tha Vuçiqi, raporton “Politika”, transmeton Klankosova.

Ai falënderoi KE-në për raportin e dorëzuar dhe theksoi se nuk kishte kundërshtime për atë që kishte parë.

- Advertisement -

“Ka gjëra që janë krejtësisht të qarta, që nuk i kemi përmbushur. Ato kanë të bëjnë me harmonizimin e politikës sonë të jashtme, në radhë të parë në lidhje me vendosjen e sanksioneve kundër Federatës Ruse, vendosjen e vizave për disa vende…”, tha Vuçiqi mes tjerash.

Më tutje, ai tha se “kemi disa dallime kur bëhet fjalë se si e shohim Kosovën, por kjo nuk është specifikuar dhe theksuar në mënyrë të veçantë”.

“Ne gjithashtu besojmë se dialogu është zgjidhja e vetme për të arritur një kompromis në çfarëdo mënyre dhe mendojmë se kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen e këtij vendi”, tha Vuçiqi.

Ai theksoi se në Raportin e KE-së ka gjëra të rëndësishme që janë vendosur, por edhe të vështira.

“Sigurisht që ne e shohim ndryshe situatën rreth Kosovës dhe përgjegjësinë rreth Banjskës, por i kemi kuptuar vërejtjet e BE-së”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat