spot_img
E enjte, 26 Shkurt, 2026
02:50
HomeKulturëKisha e Rubikut rrëfen qindra vite histori

Kisha e Rubikut rrëfen qindra vite histori

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Agjencia Kombëtare e Turizmit ftoi të vizitohet Kisha e Rubikut, apo siç njihet ndryshe Kisha e T’Shëlbuemit, një monument i rrallë i trashëgimisë sonë kulturore.

Kisha e Rubikut është një thesar mbi 700-vjeçar në zemër të Mirditës. Ajo është e vendosur mbi një kodër, prej nga ku rrëfen qindra vite histori.

- Advertisement -

Me arkitekturën e saj karakteristike dhe një nga afresket më mbresëlënëse të “Darkës së fundit” në Shqipëri, kjo kishë është një destinacion ideal për të gjithë ata që duan të përjetojnë historinë, spiritualitetin dhe bukurinë natyrore të Shqipërisë.

Kisha e T’Shëlbuemit është një ndër ikonat e krishtërimit shqiptar dhe një vlerë identitare e historisë sonë. Manastiri mesjetar benediktin është i pozicionuar në një vend të favorshëm, në një truall të dukshëm shkëmbor të një kthese natyrore të lumit Fan, mbi qytetin e Rubikut. Mbi të gjitha manastiri zotëronte aftësinë për të kontrolluar nga një pozicion dominues itineraret ujore dhe tokësore: itinerarin ujor që duke shfrytëzuar lumin, lidhte bregdetin me Arbanonin deri në lartësitë e Oroshit, dhe atë tokësorin që përmendet si l’Itinerarium Lissus-Naissus.

- Advertisement -

Historiografia ka njohur abacinë e T‘Shëlbuemit si dhe kishën famullitare me të njëjtin emër. Kisha e T‘Shëlbuemit qysh prej vitit 1166 e deri në vitin 1972, përmendet plot 34 herë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat