Apple ka befasuar përdoruesit duke u lejuar të shkarkojnë dhe instalojnë një aplikacion që lejon përdoruesin të shikoj filma pirat.
Fjala është për aplikacionin e quajtur Univer Note.
Ky aplikacion funksionon në Francë apo Kanada dhe deri më tani, ka marrë vlerësime të larta.
Ata që e shkarkuan dhe e testuan këtë aplikacion, gjetën filmat e fundit, të gjithë falas.
Përmbajtja është e ndarë në seksione për shërbime të ndryshme transmetimi duke përfshirë Netflix, Disney+, Apple TV+, Prime Video, Max, Paramount+ dhe Crunchyroll, si dhe disa platforma vetëm franceze.
Disa nga filmat janë shfaqur vetëm së fundmi në kinema, duke përfshirë Venom: The Last Dance dhe Terrifier 3.
Apple ka të ngjarë të heqë Univer Note nga dyqani së shpejti dhe nuk do të jetë aplikacioni i fundit që do të kalojë filtrat e gjigantit të teknologjisë.
Sidoqoftë, fakti që ka shumë përmbajtje nga platformat e mëdha të transmetimit e bën atë një gabim veçanërisht skandaloz.