spot_img
E mërkurë, 4 Mars, 2026
14:32
HomeKulturëShkodra mirëpret ekspozitën për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Shkodra mirëpret ekspozitën për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Paraja rrëfen” ishte eventi që u çel të martën në ambientet e kinemasë “Republika” në Shkodër, duke sjellë për publikun një ekspozitë të veçantë me monedha e kartëmonedha të rralla, dokumente arkivore dhe objekte origjinale që pasqyrojnë rrugëtimin financiar të Shqipërisë ndër një shekull.

Ekspozita organizohet nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, në kuadër të 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë.

- Advertisement -

Paraqitja e objekteve synon të ofrojë për qytetarët një pasqyrë të zhvillimit të sistemit monetar shqiptar dhe të rolit të bankës qendrore në garantimin e stabilitetit ekonomik.

Përmes materialeve të ekspozuara, vizitorët njihen me transformimet ekonomike të vendit, ndërsa Shkodra konfirmon rolin e saj si një qendër e rëndësishme kulturore që mirëpret aktivitete që ndërthurin historinë me edukimin financiar. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat