spot_img
E enjte, 5 Mars, 2026
21:08
HomeKulturëDhjetë autorë në garë për çmimin “Lumo Skëndo” në eseistikë dhe publicistikë

Dhjetë autorë në garë për çmimin “Lumo Skëndo” në eseistikë dhe publicistikë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit publikoi sot listën me 10 kandidatët për çmimin “Lumo Skëndo”, që vlerëson veprën më të mirë të vitit në eseistikë dhe publicistikë.

Kështu, në listën e kandidatëve janë:

- Advertisement -

“Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri – Botimet Onufri

“Petro Marko shkrimtar i lirisë”, nga Behar Gjoka – Botimet Toena

- Advertisement -

“Shqipëria prej letrave”, nga Ben Andoni – Botimet Papirus

“Bilal Xhaferi, realizmi dhe tradita” nga Bashkim Kuçuku – Botimet Albas

“Identitete”, nga Lindita Arapi – Botimet Onufri

“Rrjedhave letrare” nga Ymer Çiraku – Botimet Onufri

“Djemtë e përçarë të Amerikës” nga Sokol Balla – Botimet Albas

“Koha e dy pandemive” nga Daut Gumeni – Botimet M&B

“Në atë vend” nga Ardian Vehbiu – Botimet Albas

“Ad infinitum” nga Sadik Bejko – Botimet Onufri

Juria e edicionit të pestë të çmimit “Lumo Skëndo”, përbëhet nga Monika Stafa (kryetare),  Alfred Peza,  Ardian Muhaj, Flogert Muça dhe  Aida Tuci.

Çmimi “Lumo Skëndo” i jepet veprës më të mirë në eseistikë dhe publicistikën shqiptare të një viti. Në këtë përzgjedhje vlerësohen autorët më të mirë në gjininë e publicistikës dhe eseistikës, duke sjellë në vëmendjen e publikut emrin e një figure të shumanshme, siç është Mid’hat Frashëri.

Nisur edhe nga katër edicionet e mëparshme, Çmimi “Lumo Skëndo” shihet si një vlerësim për të nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat