spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
22:15
HomeKosovaHaxhiu: Iu drejtuam Kushtetueses për procedurën e zgjedhjes së presidentit

Haxhiu: Iu drejtuam Kushtetueses për procedurën e zgjedhjes së presidentit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar në rrjetet sociale se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Haxhiu ka bërë të ditur se përmes kësaj kërkese kanë kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

- Advertisement -

“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se lidhur me këtë e ka njoftuar edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat