Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar sot seanca dëgjimore ndaj këngëtarit të njohur Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik “Gjesti”. Ndryshe nga performancat e tij në skenë, kjo “shfaqje” po zhvillohet larg syrit të publikut, pasi seanca është shpallur e mbyllur.
Dosja e Prokurorisë: Tri akuzat që rëndojnë mbi këngëtarin Prokuroria Themelore në Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm) ka ngritur dyshime për tri vepra të ndryshme penale që dyshohet se janë kryer nga Kelmendi:
-
Armëmbajtje pa leje: Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
-
Kanosje: Vepra penale e kanosjes ndaj personave të tjerë.
- Advertisement - -
Dëmtim i pasurisë: Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë së tjetrit.
Kujtojmë se arrestimi i tij ndodhi më 11 mars, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku këngëtari gëzon një numër të madh ndjekësish.



