Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2024, duke telefonuar Presidentin e zgjedhur Donald Trump për ta uruar.
Një ndihmëse e Harris, ka njoftuar se ajo “e thirri Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Ajo diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët”.
Një person i njohur thotë për CNN se telefonata zgjati vetëm disa minuta.
Ndërkohë është paralajmëruar se Harris do të mbajë një tubim në orën 16:00 sipas orës amerikane në Universitetin Howard – Alma Mater.