spot_img
E hënë, 23 Mars, 2026
12:42
HomeKosovaMoti sot kryesisht i vranët

Moti sot kryesisht i vranët

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13°C. Era do të fryjë nga drejtimi verilindor me shpejtësi 1–8 m/s.

- Advertisement -

Gjatë javës parashikohet mot me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Të martën priten riga lokale shiu, ndërsa të premten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të cilat në disa zona mund të jenë më të përqendruara. Ditët e tjera do të karakterizohen nga mot i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3°C, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 16°C. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–9 m/s.

- Advertisement -

Në aspektin agrometeorologjik, reshjet e parashikuara pritet të ndikojnë pozitivisht në rritjen e lagështisë së tokës, duke krijuar kushte të favorshme për përgatitjen e tokës dhe zhvillimin e kulturave pranverore. Temperaturat mbeten përgjithësisht të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore në terren.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat