Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani nuk prodhon asnjë efekt juridik.
Për këtë ka reaguar Blerim Sallahu, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, që ka mbajtur edhe postin e zëvendësministrit të Drejtësisë.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur që ka qenë pjesë e rëndësishme e rrëzimit të këtij dekreti.
Postimi i plotë:
Kam qenë shumë i lumtur kur e patëm rrëzuar Qeverinë Hoti në Gjykatë Kushtetuese, ama si asnjëherë më parë ndihem krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur që kam qenë pjesë shumë e rëndësishme në rrëzimin e këtij dekreti kundërkushtetues me tendenca të përmbysjes së rendit kushtetues!
Ju faleminderit!
Gjykata Kushtetuese rrëzon Dekretin e Presidentes Osmani 2026



