Kryeministri Edi Rama nga Budapesti është shprehur se për të është privilegj të presë takimin e radhës të Komunitetit Politik Europian.
“Ka qenë një ditë e veçantë dua të them sepse ky është një kryeqytet mjaft i bukur dhe kemi patur shansin për të shijuat bashkëbisedimet. Ka qenë speciale ta shihen gjithë Europën të mblidhet në këtë vend. Do të jetë privilegj i madh për të punuar si ekip për ta bërë takimin e radhës të KPE ne Tiranë. Më duhet t’ju them se deri shumë vite më parë ky bashkëbisedim me BE do të ishte i paimagjinueshëm dhe natyrisht Putin është një prej prej tyre, sepse zgjidhi BE-në. Por më duhet të them se në këtë forum, së bashku me atë që po ndodh edhe me komisionin europian, planin e rritjes, integrimit, është diçka shumë inkurajuese. Për Europën do të luftojmë për ditë. Presidenca e hungareze i ka shtyrë gjërat përpara dhe do të jemi gati brenda kësaj dekade në BE. Kemi gjithmonë më pak argumente për të dhënë”, deklaroi Rama nga Hungaria.
Nga ana tjetër, kryeministri hungarez, Viktor Orban dha detaje nga diskutimet në Samitin e Kominitetit Politik Europian.
Orban tha se ranë dakord që për t’i dhënë fund luftës së Rusisë me Ukrainën, nuk duhet të presin nga Amerika, por që Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi.
“Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve të SHBA. Ka ndryshime madhore për të cilët duhet të reagojmë, duam paqe sa më shpejt në Europë dhe Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi. Nuk mund të presim amerikanët të na mbrojmë. U ra dakord gjithashtu që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat për të ardhshme. Kjo do të përcaktojë negociatat për të ardhmen. Normalisht ka një takim plenar në samite të tilla dhe seanca të veçanta pune. Ne marrim pjesë në punën e këtre takimeve pune dhe kemi patur një seancë për sigurinë ekonomike dhe një tjetra që është përqendruar te emigracioni. Prej një kohe të gjatë shoh që çështja e migracionit është mjaft vendimtare për pikëpamje kundërshtuese dhe në fakt po trysnon sistemet tona. Të gjithë jemi të pakënaqur. Konstatova sot se ka një pengesë ndaj qëllimit për të bërë ndryshime dhe këtë duhet ta trajtojmë. Ky quhet aktivizim. Për qeverisjen tona duhet të ketë vendime. Por vendimet tona kanë kundërshtime bga gjykata. Rezultatet për të bërë ndryshime, zërohen. Unë nuk mendoj se do ta ndalim migracionin nëse nuk iu qasemi siç duhet vendimeve në fuqi. Siç ia thashë dhe Macron, duhet ta vazhdojmë platformën e nisur dy vite më parë”, tha Orban.