Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham) ka organizuar një takim pune me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari Lila, ku u diskutua për prioritetet legjislative dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për investimet.
Në këtë takim, ku morën pjesë përfaqësues të bizneseve dhe të Ambasadës së SHBA-së, ministrja Kusari Lila shpalosi projektet kryesore të dikasterit që ajo udhëheq. Fokus i veçantë iu dha transformimit të gjelbër të parqeve industriale dhe ndërtimit të zonave të reja ekonomike mbi parimet e ekonomisë qarkore.
Reformat legjislative dhe mbrojtja e prodhimit vendor Një ndër objektivat strategjikë të prezantuar ishte adresimi i deficitit tregtar përmes promovimit të prodhimit vendor. Ministrja njoftoi për disa ligje prioritare që janë në proces:
-
Ligji për çmimet tavan: Si përgjigje ndaj situatave të krizës.
- Advertisement - -
Ligji për inovacion dhe ndërmarrësi: Për fuqizimin e ndërmarrjeve të reja (start-ups).
-
Ligji për pagesat e vonuara: Në përputhje me agjendën e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
Kërkesat e komunitetit të biznesit Nga ana tjetër, përfaqësuesit e AmCham kërkuar rishikimin e barrës fiskale për derivatet e naftës dhe adresimin ligjor të humbjeve teknologjike gjatë operimit. Po ashtu, u theksua nevoja për mbështetje më të madhe të sektorit të teknologjisë (ICT) dhe zhvillimin e fuqisë punëtore përmes arsimit dual.
Ministrja Kusari Lila njoftoi gjithashtu për transformimin e Agjencisë KIESA dhe funksionalizimin e Fondit për Inovacion, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë për një partneritet të qëndrueshëm me sektorin privat.



