spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
13:05
HomeSiguriaPoliciaDy bombola gazi shpërthejnë në Skenderaj, lëndohet një i mitur

Dy bombola gazi shpërthejnë në Skenderaj, lëndohet një i mitur

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur pasditen e së dielës në Skenderaj, ku si pasojë e një zjarri kanë shpërthyer dy bombola gazi.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 prill rreth orës 15:00, ku një person i dyshuar kishte ndezur zjarr, çka ka shkaktuar shpërthimin e bombolave.

- Advertisement -

Si pasojë e shpërthimit, lëndime trupore ka pësuar një i mitur, i cili është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është liruar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat