HomeKosovaHaradinaj mbështet protestën e studentëve në RMV: Ndërhyrjet politike po dëmtojnë çështjen...

Haradinaj mbështet protestën e studentëve në RMV: Ndërhyrjet politike po dëmtojnë çështjen shqiptare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dhënë mbështetje protestës së studentëve në Shkup, duke theksuar se e drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush.

“Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave”, ka shkruar kreu i AAK-së.

- Advertisement -

Në postimin e tij Haradinaj ka goditur Kurtin duke thënë se protesta është një “thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo”.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është një thirrje e fortë ndërgjegjeje për të gjithë ata që ndërhyjnë në politika që nuk u takojnë, duke përçarë dhe dobësuar faktorin shqiptar, aty dhe kudo.

E drejta themelore për gjuhën shqipe, e garantuar me kushtetutë, nuk duhet të cenohet nga askush. Çdo përpjekje për ta prekur është shkelje flagrante e të drejtave.

Sot jemi një me studentët, në qëndresën e tyre dhe në kërkesat e tyre legjitime. Një për gjuhën shqipe.

Kujtdo që i ka penguar kjo gjuhë, historia nuk do t’ia falë.

Me studentët!

Mijëra studentë protestojnë në Shkup për gjuhën shqipe në arsim

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat