spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
15:32
HomeLajmeOsmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!

Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot mbushen plot 27 vjet nga nisja e Betejës së Koshares, një prej përballjeve më të lavdishme dhe strategjike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës për çlirimin e vendit.

Në këtë përvjetor historik, ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të kësaj beteje përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Duke publikuar një fotografi simbolike në profilin e saj në Facebook, Osmani ka lartësuar rëndësinë e kësaj epopeje që theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

“Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë”, ka shkruar ajo, duke vënë theksin te pavdekshmëria e veprës së atyre që ranë për liri.

- Advertisement -

Beteja e Koshares, e nisur më 9 prill 1999, mbetet një nga pikat më të rëndësishme të kthesës në historinë moderne të Kosovës, ku forcat e UÇK-së arritën të mposhtin forcat serbe në një terren të thyer malor, duke hapur rrugën për furnizime dhe lëvizje të trupave çlirimtare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat