spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
12:41
HomeLajmeLladrovci kritika opozitës: Ligjëratat boshe të dështakëve të politikës janë dhimbje që...

Lladrovci kritika opozitës: Ligjëratat boshe të dështakëve të politikës janë dhimbje që liria nuk i largon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një opinioni mbi aktualitetin politik, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj atyre që i quajti “dështakë të politikës”, duke theksuar se ligjëratat e tyre boshe prej katër dekadash mbeten një dhimbje që as liria e Kosovës nuk mund ta largojë.

Në reagimin e tij, Lladrovci u bëri thirrje qytetarëve për vigjilencë, ndërsa nuk kurseu as pasardhësit e figurave të regjimit të kaluar, të cilët sipas tij, po tentojnë të harrojnë të kaluarën dhe vendin që u takon në histori.

- Advertisement -

„Ruana Zot nga të padijshmit që mendojnë se janë të dijshëm. Ligjëratat boshe të dështakëve të politikës për 40 vjet janë dhimbje që liria e Kosovës nuk i largon. Bijtë e kriminelëve shekullorë sikur kanë harruar se kush janë e ku e kanë vendin“, deklaroi Lladrovci.

UÇK-ja si kurorë e arritjes kombëtare Më tej, kreu i Drenasit nënvizoi se liria e Kosovës është produkt i kontributit të gjithë qytetarëve dhe sakrificës së pashoq të familjeve të dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

- Advertisement -

“Liria është arritje e të gjithë qytetarëve, e familjeve të dëshmorëve e martirëve, invalidëve e veteranëve të luftës çlirimtare. UÇK-ja ishte kurora e arritjes së një kombi për liri, falë dalëzotësve atdhetarë me aleatë”, shkroi ai.

Rekomandimi për opozitën: Ligjet e Murphit Lladrovci e mbylli opinionin e tij me një mesazh për partitë opozitare, duke i këshilluar të kenë kujdes në veprimet e tyre politike përmes referencave filozofike.

“Partive opozitare ua rekomandoj ta lexojnë mirë njërin nga ligjet e Murphit: Nuk ka situatë aq të keqe sa të mos mund të bëhet edhe më e keqe. Një filozof ka thënë: E sigurt është vetëm pasiguria”!, përfundoi Lladrovci.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat