spot_img
E premte, 10 Prill, 2026
14:18
HomeLajmeÇështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbërie Nagavci, është deklaruar për media para fillimit të seancës plenare, ku ka trajtuar çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nagavci konfirmoi se procesi i konsultimeve për postin e presidentit po vijon, pavarësisht agjendës së ngjeshur të kreut të ekzekutivit.

- Advertisement -

“Kryeministri sot ka një prezantim dhe ndodhet në Londër, siç jeni në dijeni. Ndërkohë, besoj që edhe gjatë fundjavës, por edhe shumë shpejt, do të vazhdojmë me takimet për këtë çështje”, ka deklaruar Nagavci.

Marrëveshja e Bordit të Paqes drejt Kuvendit Përveç zhvillimeve politike rreth presidencës, Nagavci foli edhe për marrëveshjen e Bordit të Paqes, e cila ende nuk është sjellë në Kuvend për ratifikim. Ajo shprehu bindjen se ky dokument do të procedohet zyrtarisht gjatë javës së ardhshme.

- Advertisement -

„Besoj që gjatë javës së ardhshme Komisioni do ta shqyrtojë në fillim të javës dhe sapo të kalojë në komisionin funksional, marrëveshja do të vijë në Kuvend për votim“, shtoi ajo.

Ratifikimi i marrëveshjeve të tilla kërkon një konsensus më të gjerë parlamentar, ndërsa LVV-ja po punon për të siguruar votat e nevojshme që këto nisma të marrin dritën jeshile pa vonesa të mëtejshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat