HomeLajmeAhmeti takohet me Ramën: Fokusimi te bashkëpunimi ndërshqiptar dhe perspektiva evropiane

Ahmeti takohet me Ramën: Fokusimi te bashkëpunimi ndërshqiptar dhe perspektiva evropiane

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në një takim ku boshti qendror i diskutimit ishte koordinimi dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve në rajon.

Përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Ahmeti bëri të ditur se me kryeministrin Rama ka zhvilluar një bisedë të hapur mbi çështjet me interes të përbashkët, duke vënë theksin te ruajtja e vlerave kombëtare.

- Advertisement -

„Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë takimi me kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim Edi Rama. Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit”, deklaroi Ahmeti.

Lideri i BDI-së nënvizoi se ky bashkëpunim mbetet i palëkundur në shërbim të unitetit dhe zhvillimit të përbashkët drejt të ardhmes në familjen evropiane.

- Advertisement -

Takimi vjen në një periudhë me rëndësi për zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor, ku Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po kërkojnë të përshpejtojnë reformat për integrim të plotë në Bashkimin Evropian.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat