spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
22:12
HomeLajmePresidenti, deklarohet Konjufca: Nëse opozita propozon kandidat, unë tërhiqem menjëherë

Presidenti, deklarohet Konjufca: Nëse opozita propozon kandidat, unë tërhiqem menjëherë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth zgjedhjes së presidentit, duke bërë një ofertë të hapur për partitë opozitare me qëllim zhbllokimin e procesit.

Gjatë një deklarate për media, Konjufca theksoi se është i gatshëm ta tërheqë kandidaturën e tij në çdo moment, me kushtin që subjektet opozitare të dalin me një propozim të përbashkët dhe konsensual për kreun e shtetit.

- Advertisement -

“Në momentin që opozita e paraqet një kandidat të përbashkët, unë menjëherë do ta bëja këtë punë. Është shumë më e rëndësishme që Kosova ta ketë presidentin e vet, sesa që ai ta ketë emrin Glauk Konjufca. Primare është ta kemi presidentin, pastaj për emrin mund të pajtohemi dhe të gjejmë një konsensus mes subjekteve politike”, deklaroi ai.

Kurti pret lëvizje nga LDK dhe PDK Konjufca bëri të ditur se kryeministri Albin Kurti do t’u drejtohet sërish partive politike për të kërkuar një zgjidhje brenda afateve kushtetuese, të cilat po ngushtohen dita-ditës.

- Advertisement -

“Deri më tani, dy subjektet politike nuk kanë shprehur vullnet për të propozuar emra dhe kjo është arsyeja pse jemi në këtë situatë. Kanë mbetur edhe 12 apo 13 ditë deri në fund dhe duhet të besojmë te zgjidhja. Kryeministri do t’u drejtohet edhe një herë partive. Nga takimet e deritashme, LDK-ja më ka lënë përshtypjen se është e hapur për takime të mëtutjeshme deri në gjetjen e një zgjidhjeje”, shtoi Konjufca.

Kjo deklaratë shihet si një përpjekje e fundit e pozitës për të evituar zgjedhjet e parakohshme, duke ia lënë tashmë “topin” në fushë opozitës për të ofruar emra konkretë për postin më të lartë shtetëror.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat