HomeKosovaDrejtësiaRREZIKU I ARRATISJES / Specialja s’e sheh më si argument të fortë...

RREZIKU I ARRATISJES / Specialja s’e sheh më si argument të fortë të Prokurorisë për t’ia vazhduar paraburgimin Thaçit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Paneli i gjyqtarëve të Gjykatë Speciale ditë me parë kanë marrë vendim për t’ia vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Megjithatë në këtë vendim, Paneli i gjyqtarëve ka konstatuar se argumenti i parë i Prokurorisë në kërkesën për vazhdim të paraburgimit nuk është i mbështetur plotësisht. Bëhet fjalë për “rrezikun e ikjes”.

- Advertisement -

Gjykata konstaton se ndonëse s’mund të përjashtohet plotësisht, Prokuroria s’ka arritur të dëshmojë mjaftueshëm që ekziston një mundësi reale dhe e besueshme që Hashim Thaçi do të arratiset në rast se lirohet.

“Paneli konstaton se, ndërsa rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet kurrë plotësisht, Paneli konsideron se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të vërtetojë pretendimin e saj për një “mundësi mjaftueshëm reale” që i Akuzuari të arratiset nëse lirohet bazuar në fazën e procedurave”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Speciale të publikuar me datën 13 prill 2026.

- Advertisement -

Megjithatë, Gjykata ia ka vazhduar paraburgimin Hashim Thaçit meqë ka konstatuar se ekziston rreziku për  pengim të përparimit të procedurave të Gjykatës Speciale dhe kryerje të veprave të tjera.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat