spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
19:32
HomeKosovaTRAGJEDI NË MALISHEVË / Vdesin babai dhe dy fëmijët nga zjarri në...

TRAGJEDI NË MALISHEVË / Vdesin babai dhe dy fëmijët nga zjarri në banesë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

E PLOTËSUAR / Me urdhër të Prokurorit të shtetit, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka tërhequr trupat e viktimave të zjarrit në Malishevë për obduksion.

Dyshohet se babai dhe dy fëmijët e mitur ndodheshin në banesë në momentin kritik të shpërthimit të zjarrit.

- Advertisement -

Dy fëmijë dhe babai i tyre kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në Malishevë.

Lajmin e ka konfirmuar për rtk zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se pas pranimit të informacionit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente.

- Advertisement -

“Në banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, ka thënë Elezaj.

Ai shtoi se zjarri është lokalizuar, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Aktualisht, autoritetet janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat