spot_img
E enjte, 16 Prill, 2026
21:34
HomeKosovaAksion i madh policor në Veri: Zbulohen armë, municion dhe granatë dore

Aksion i madh policor në Veri: Zbulohen armë, municion dhe granatë dore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka zbuluar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në gjashtë raste të ndara në Veri të vendit.

Sipas njoftimit, më 16 prill 2026, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri, pas informatave të pranuara nga qytetarët, ka realizuar kontrolle në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut, konkretisht në fshatrat Banovë dhe Prevllak.

- Advertisement -

Gjatë operacioneve policore janë gjetur dhe sekuestruar armë të ndryshme, përfshirë pushkë, një armë automatike AK-47, karikatorë, qindra fishekë, pajisje komunikimi, kamera, uniforma ushtarake si dhe pajisje për mirëmbajtjen e armëve.

Në njërin nga rastet, policia ka hasur një person (M.R., 1972), i cili është shoqëruar në stacion policor dhe intervistuar. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti ndaj tij po hetohet për armëmbajtje pa leje.

- Advertisement -

Ndërkohë, në një nga lokacionet është gjetur edhe një granatë dore e tipit M75, për çka kanë intervenuar njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (EOD), të cilat e kanë tërhequr mjetin në mënyrë të kontrolluar.

“Të gjitha veprimet policore janë zhvilluar në koordinim me prokurorin e shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rasteve për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat