spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
03:50
HomeKosovaDrejtësiaArrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të...

Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur arrestimin e një personi me inicialet S.R., i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar personin me inicialet S.R., mbi bazën e dyshimit për përfshirje në vepra penale të natyrës së rëndë, përfshirë veprat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, S.R. dyshohet për kryerjen e veprave penale “kryerja e veprës terroriste” dhe “veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe Kodin e Procedurës Penale.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat