spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
16:45
HomeKosovaHaxhiu: Zahir Pajaziti me shokë i dhanë kuptim rezistencës kundër regjimit të...

Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë i dhanë kuptim rezistencës kundër regjimit të asaj kohe

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

U.d presidentja, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar figurën e dëshmorit Zahir Pajaziti, duke vlerësuar jetën dhe veprën e tij.

Ajo ka thënë se me respekt vlerësohet dhe nderohet çdo dëshmor.

- Advertisement -

“Mirë se po gjejmë njëri-tjetrin këtu te “Zahir Pajaziti”, në ditën e dëshmorëve të Prishtinës, që me respekt e vlerësojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajazitit, por edhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë. Zahir Pajaziti me shokë ishin ndër të parët që i dhanë kuptim rezistencës së organizuar kundër regjimit të asaj kohe, madje shërbyen edhe si shembull i guximit, vendosmërisë në rrethana tejet të vështira për vendin tonë”, tha ajo.

Haxhiu shtoi se kontributi i tyre nuk ishte vetëm kontribut gueril, ushtarak apo profesional, por ishte edhe kontribut moral për faktin se ata ngritën lart shpresën që vendi jonë mund të ketë liri, mund të çlirohet dhe mund të jetë i pavarur.

- Advertisement -

“Madje ata shërbyen edhe si frymëzim që shumë të rinj e të reja t’i bashkohen radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot nderojmë jetën dhe veprën e heroit tonë Zahir Pajaziti, gjithë dëshmorëve të Prishtinës, por edhe gjithë dëshmorëve të kombit. Institucionet e Republikës së Kosovës sikurse edhe shoqëria jonë asnjëherë nuk duhet ta harrojë kontributin e tyre sepse në fakt ishte kontributi i tyre që sot ne jetojmë në një shtet të lirë dhe të pavarur”, tha Haxhiu para mediave.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat