spot_img
E diel, 19 Prill, 2026
02:05
HomeKosovaKurti nga Barcelona: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç për sfidat globale

Kurti nga Barcelona: Bashkëpunimi ndërkombëtar, kyç për sfidat globale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndarë foto nga diskutimet që ka pasur sot në Barcelonë në Global Progressive Mobilisation, duke njoftuar edhe se, pjesë e darkës atje ishin figura të rëndësishme të politikës progresive ndërkombëtare, si Pedro Sánchez, Katarina Barley, Tanja Fajon, Edi Rama, David Lamy, Kathleen Van Brempt, Andreas Babler, Lars Klingbell dhe Giacomo Filibeck së bashku me shumë liderë të tjerë progresistë.

Kurti, ka shtuar se diskutimet janë përqendruar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përballjen me sfidat globale dhe ndërtimin e alternativave progresive që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.

- Advertisement -

“Ky mobilizim i përbashkët dëshmon se progresistët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e re në përpjekjet për drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm’’, ka shkruar mes tjerash Kurti.

May be an image of ‎text that says '‎CAP ACTION GLOBAL PROGRESS ACT PSOE نه PES SOCIA SOCIALESTS& ISTSA T FEPS FORINOREAN IOENDATION SESTUERS รกศ PROGRESSIVE ALLIANCE ive ion‎'‎

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në ditën e dytë të Global Progressive Mobilisation në Barcelona, pata kënaqësinë të jem pjesë e darkës së liderëve, ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme të politikës progresive ndërkombëtare si Pedro Sánchez, Katarina Barley, Tanja Fajon, Edi Rama, David Lamy, Kathleen Van Brempt, Andreas Babler, Lars Klingbell dhe Giacomo Filibeck së bashku me shumë liderë të tjerë progresistë.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përballjen me sfidat globale dhe ndërtimin e alternativave progresive që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.

Ky mobilizim i përbashkët dëshmon se progresistët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e re në përpjekjet për drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat