spot_img
E diel, 19 Prill, 2026
03:55
HomeKosovaDoarsa Kica-Xhelili ekspozon fëmijën në Kuvend, por "kërcënon" qytetarët: "Mos e shpërndani!"

Doarsa Kica-Xhelili ekspozon fëmijën në Kuvend, por “kërcënon” qytetarët: “Mos e shpërndani!”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

PARADOKSI I DEPUTETES: Doarsa Kica-Xhelili ekspozon fëmijën në Kuvend, por “kërcënon” qytetarët: “Mos e shpërndani!”


Një postim i fundit i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka nxitur reagime të shumta lidhur me kufirin mes jetës private, angazhimit politik dhe lirisë së informimit. Deputetja ka publikuar një fotografi nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku shihet duke mbajtur në krahë fëmijën e saj gjatë një seance maratonike, por ajo që ka rënë në sy është “vërejtja” në fund të postimit.

“Devotshmëria” me kosto të privatësisë

Në narracionin e saj, Kica-Xhelili përshkruan sakrificën e një nëne-deputete, duke vrapuar shkallëve të Kuvendit për 12 orë rresht, me qëllim, siç thotë ajo, “parandalimin e kapjes së institucionit më të lartë të drejtësisë”. Megjithatë, ky tregim i “devotshmërisë” profesionale po shihet si një tentativë për të shitur imazh publik përmes përdorimit të foshnjës në një ambient institucional.

- Advertisement -

Kërcënimi “Komunist”: Postim publik, por shpërndarja e ndaluar?

Ajo që e bën këtë situatë paradoksale dhe deri diku “kërcënuese” për ndjekësit, është shënimi në kllapa: “(Nuk lejohet shpërndarja e këtij postimi)”.

Ky urdhër, që ngjan me rregullat e censurës së epokave që deputetja pretendon se po lufton, ngre pyetje legjitime:

- Advertisement -
  • Nëse deputetja dëshironte privatësi për të voglin e saj, pse e ekspozoi atë vetë në një profil publik me mijëra ndjekës, pa ia bërë as “blur” fytyrën?

  • Si mundet një përfaqësuese e zgjedhur e popullit t’i diktojë publikut se si ta trajtojë një informacion që ajo vetë e ka bërë publik?

LDK: Liberalë apo “Lidhja e Djajve Komunistë”?

Për kritikët, kjo qasje shpërfaq një mentalitet të rrezikshëm brenda LDK-së, parti që proklamet si liberale. Reagimi i qytetarëve është i prerë: Deputetja është aty për të qenë zëri i prindërve dhe fëmijëve të Kosovës përmes politikave, jo përmes ekspozimit të panevojshëm të familjes, e shoqëruar me “ndalesa” shpërndarjeje që nuk kanë asnjë bazë në rregullat e rrjeteve sociale.

Ne në STORM• nuk po e “shpërndajmë” postimin e deputetes, por po e bëjmë LAJM këtë qasje kontradiktore. Në demokraci, llogaridhënia fillon aty ku mbaron dëshira e politikanit për të kontrolluar lajmin dhe të vërtetën.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat