spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
04:40
HomeKulturëMuse-X, vibe dhe muzikë te Piramida

Muse-X, vibe dhe muzikë te Piramida

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dita e sotme, shënjon edhe fundin e festivalit Muse-X që bëri bashkë qindra kompani dhe profesionistë nga mbi 24 vende të botës.

Kjo platformë artistike që u mbajt prej datës 17 prill te Piramida në kryeqytet, krijoi një hapësirë ku u takuan idetë, talenti dhe mundësitë.

- Advertisement -

Programi i eventit përfshiu beteja muzikore, shfaqje dhe premiera filmash, mbi 15 panele diskutimi dhe dhjetëra workshope, si dhe performanca artistike të kuruara.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau sot pamje nga dita e djeshme e Muse X, ndërsa u shpreh se muzika dhe njerëzit e duhur ishin bashkë në të njëjtin vend.

- Advertisement -

Kjo platformë ndërkombëtare në formën e ekspo-fest përcjellë inovacion, muzikë dhe konferenca dedikuar industrive kulturore dhe krijuese. Te Muse-X bashkohen muzika, filmi, artet pamore, dizajni, teknologjia e shumë të tjera, me në qendër rininë.

Muse-X u krijua për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë rajonale krijuese duke ndërtuar ura aktive midis artistëve, profesionistëve krijues dhe palëve të interesuara të industrisë nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat