spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
22:16
HomeKosovaShënohet 28 vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

Shënohet 28 vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Aqarevë, sot është shënuar 28-vjetori i themelimit të Akademisë së Parë Ushtarake i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një ngjarje me rëndësi historike për luftën çlirimtare dhe formimin e kuadrove të saj.

Në shënimin e këtij përvjetori kanë marrë pjesë gjenerali Sylejman Selimi, komandanti Hysni Shabani, ku janë bërë homazhe dhe është nderuar vendi ku u vendosën bazat e para të Akademisë Ushtarake të UÇK-së më 22 prill 1998.

- Advertisement -

“Kjo ditë përkujton një ndër momentet kyçe të organizimit dhe profesionalizimit të UÇK-së, duke dëshmuar përkushtimin dhe sakrificën e atyre që kontribuan në lirinë e vendit.

Pikërisht në këtë vend, në Aqarevë, u bë rreshtimi i parë i formacioneve të UÇK-së nën komandën e Sylejman Selimit dhe eprorëve Bekim Berisha e Kadri Hamiti. Po ashtu, këtu u formua Divizioni “Adem Jashari” dhe dolën kadetët e parë të Akademisë Ushtarake, të cilët ngritën flamurin Xheve Lladrovci dhe Fehmi Lladrovci”, thuhet në komunikatë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat