spot_img
E enjte, 23 Prill, 2026
23:20
HomeKosovaLetra e akademikut Rexhep Qosja drejtuar nipit, amaneti i tij i fundit

Letra e akademikut Rexhep Qosja drejtuar nipit, amaneti i tij i fundit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Akademiku i shquar dhe intelektuali Rexhep Qosja ka ndërruar jetë të enjten, më 23 prill 2026, në moshën 89-vjeçare. Familjarët e tij kanë njoftuar për humbjen e tij, ndërkohë që nipi i tij, Valjeti, ka ndarë një letër prekëse të shkruar nga vetë Rexhep Qosja, përmes një postimi në Facebook.

Mund të jetë një imazh i libër dhe teksti

- Advertisement -

Letra, që është një testament i mendimeve dhe dëshirave të tij, përmban edhe amanetin e tij për mënyrën e varrimit. Në të, Qosja thekson se dëshironte të varrosej pa ritual fetar dhe pa ndihmën e autoriteteve zyrtare, duke kërkuar që varrimi të bëhej vetëm nga familjarët e tij, dhe pa asnjë formë ceremonie publike.

“Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar,” shkruan ai në letër, duke shprehur dëshirën e tij për një fund të thjeshtë dhe pa zhurmë.

- Advertisement -

Në përmbyllje të letrës, Qosja përshkruan se si jetën dhe veprën e tij ia kushtoi lirisë dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar, duke theksuar se nuk ka asnjë borxh ndaj shtetit të Shqipërisë apo Kosovës, por që nëse ka një borxh, atë mund ta thonë historianët e ardhshëm.

“Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun. Këto mendime i shkrova duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë”, ka shkruar ai në letër.

“Vdes i qetë,” përfundon ai, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme në fushat e gjuhës, letërsisë dhe politikës, e cila do të mbetet frymëzim për brezat që vijnë.

Letra e publikuar nga nipi i tij, Valjeti, mban datën 30 prill 2016.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës, plan, libër dhe teksti që thotë "CILI eBKoЛ VALJECIT TIME FREJ TE CILIT KUJDESET DHE PER VARROSJEN 二エNE jen dua shpirterore jam duke Desuar กลร.ด1 perparimir shoogror varrosur eAeлиpe duke shprehr varrosur kam jem tm Menenege pjenen aandinterivee zyrtare. varrosur:pa fjalimepe Shpreste. edie, Vaes thjecht, ashtu thjesht dua geto. な色 名下七は日 ee kusntuar lirise, pullit mu프 erihzériai mendore baghkimit dhe veprimtarine tirigenien demokratike Shoiporie® edtet-rore nuk κι ardhsh= mendoj mondimit gorta historia- shqip- 9中エj場 Jetuar çlirizit Kosovie vrazhda,ruk kaui punusr ss5,ishin ehprenura iskin HKKpra vler-simeve kishte politi- krijimit ahte- ひ上e皿 Frej dien kuar mcspastinet duke varrosjen pres uke predi- Keto mendime ahum skkrova mendjeqgrte t.Valjet"

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat