spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:45
HomeOpinioneEditorialePërsëritja e historisë në Shtëpinë e Bardhë!

Përsëritja e historisë në Shtëpinë e Bardhë!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përsëritja e Historisë: A do të “rilidhet” miqësia e Kosovës me Shtëpinë e Bardhë?

storm•/Opinione: Presidenti amerikan i sapozgjedhur tashmë është konfirmuar dhe pranuar nga presidenti në detyrë, Joe Biden. Ai është as më pak dhe as më shumë se ish-presidenti Donald Trump, i cili ia kishte dorëzuar Shtëpinë e Bardhë Joe Biden-it katër vjet më parë. Kjo histori përfundon këtu për sa i përket këtij procesi që ka zgjatur thuajse 700 ditë për Donald Trump-in dhe më pak për kandidatët demokratë. Ajo që ILC/ICL synon të thotë përmes këtij mini-editoriali është: Meqë historia po përsëritet për Donald Trump-in, presidenti i zgjedhur që do të marrë detyrën më 20 janar të vitit të ardhshëm, a do të përsëritet historia me kryeministrin e Kosovës, me këtë aktualin ose me cilindo që mund të jetë pas zgjedhjeve të Kosovës, të parapara për 9 shkurt 2025, pikërisht 20 ditë pas inaugurimit të Trump-it si president?
Avdullah Hoti, si kryeministër, kishte bërë histori në fillim të dekadës së tretë të lirisë, duke hyrë si një kryeministër i qetë dhe si intelektual i vërtetë në Shtëpinë e Bardhë. Ai solli nga atje, nga “Trump Team,” një marrëveshje dhe një njohje të rëndësishme.

- Advertisement -

Përsëritja e historisë në Shtëpinë e Bardhë, si kjo e ish-kryeministrit Avdullah Hoti katër vite më parë, do të ishte një ngjarje historike që do të thellonte marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, gjë që nuk ndodhi nën administratën e Biden-it.

Ky takim i munguar në Shtëpinë e Bardhë, dhe jo vetëm aty, tregon se është zbehur flakadani i miqësisë, dhe një përsëritje e një takimi të ngjashëm, si ky më i fundit i Hotit, por edhe ai dekada më parë gjatë mandatit të Bush-it, nga ish-presidenti Sejdiu dhe ish-kryeministri dhe ish-presidenti Thaçi, mund të shërbejë si një konfirmim i fuqishëm i përkrahjes së vazhdueshme amerikane për Kosovën, veçanërisht në dekadën e tretë të lirisë dhe pavarësisë së saj, dhe më shumë për këto katër vitet e fundit, të cilat supozohet të kenë qenë ndër më të këqijat dhe më të vështirat për këtë miqësi Kosovë-Amerikë.

- Advertisement -

Vizita të tilla, si ajo e Hotit në Shtëpinë e Bardhë, apo ajo e ish-kryeministrit Haradinaj në Departamentin e Mbrojtjes, nga ku doli me FSK-në tashmë ushtri e pranuar, kanë rëndësi të madhe për Kosovën, jo vetëm si shenjë e mbështetjes së SHBA-së për sovranitetin e saj, por edhe si mundësi për të diskutuar çështje kyçe që prekin sigurinë rajonale, dialogun me Serbinë, integrimin euroatlantik dhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik.

Takimet me liderët amerikanë gjithmonë kanë dërguar sinjale për një aleancë të qëndrueshme dhe angazhim në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike në vazhdimësi, dhe kjo i ka bërë të stepin kundërshtarët e Kosovës.

Një përsëritje e tillë e historisë gjithashtu do të reflektonte vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për përparimin e Kosovës dhe përpjekjet e saj drejt forcimit të demokracisë dhe shtetit ligjor. Kosova ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga SHBA që nga shpallja e pavarësisë, dhe një takim i nivelit të tillë në Shtëpinë e Bardhë vetëm sa do ta riparonte dhe riforconte këtë lidhje sa të rrezikuar aq edhe të dëmtuar.

-—————•——————

Vlerësimet në plotësi janë të Institutit për Lidership Civil (ILC/ICL) dhe të njëjtat po publikohen si editorial në storm•, me pajtimin e redaksisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat