spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
20:45
HomeKosovaDrejtësiaDënimi i Gjukanoviqit për spiunazh, Sveçla: Do të vazhdojmë pa kompromis luftën...

Dënimi i Gjukanoviqit për spiunazh, Sveçla: Do të vazhdojmë pa kompromis luftën ndaj këtyre veprimtarive

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi Gjykata ka dënuar me 6 vjet burgim Jelena Gjukanoviq, ish-zyrtare e OSBE-së për veprën penale të spiunazhit.

“Institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë”, ka shkruar mes tjerash Sveçla.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Institucionet shtetërore të Republikës sonë, si kurrë më parë, janë angazhuar në zbulimin dhe parandalimin e aktivitetit të spiunazhit në vendin tonë, i cili ka rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues.

- Advertisement -

Sot, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është dënuar me 6 vite burgim Jelena Gjukanoviq, e cila ka zhvilluar veprimtari spiunazhi duke nxjerrë dhe shpërndarë te akterë të ndryshëm në Serbi dokumente të brendshme dhe të ndjeshme të institucioneve tona.

Ndërkohë që institucionet e sigurisë do të vazhdojnë pa kompromis luftën kundër këtyre veprimtarive, kërkohet edhe më shumë vendosmëri në vendimmarrje dhe ndëshkueshmëri, në përputhje me peshën dhe pasojat e rënda që këto akte kanë për Republikën tonë.

Askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat