spot_img
E hënë, 27 Prill, 2026
20:55
HomeKosovaCakolli: Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit përfundon nesër në mesnatë

Cakolli: Afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit përfundon nesër në mesnatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit nuk është sonte. Afati 34-ditor i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese përfundon nesër në mesnatë”, ka shkruar Eugen Cakolli nga KDI.

“Kjo pasi që, sipas Rregullores së Punës së Gjykatës [Rregulli 29(1b)], kur periudha shprehet në ditë, ajo llogaritet nga dita vijuese pas ngjarjes, në këtë rast – vendimit përkatës”, ka sqaruar ai.

- Advertisement -

Sipas tij, meqë aktgjykimi në këtë rast ka hyrë në fuqi më 25 mars, afati fillon të rrjedhë nga 26 marsi, dhe dita e 34-të përmbyllet nesër në mesnatë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat